Programi i trajnimit “Ekselenca në Administratën Publike”, një trajnim intensiv që synon të zhvillojë aftësitë profesionale të rreth 100 ekselentëve të punësuar së fundi në institucione publike
.


Ky program zhvillohet në bashkëpunim me Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.
Qëllimi i programit:
-Të ndihmojë të rinjtë të integrohen shpejt dhe me sukses në administratën publike;
-Të zhvillojë aftësitë menaxheriale, administrative dhe ndërpersonale për performancë të lartë;
-Të sigurojë që pjesëmarrësit të njohin strukturën dhe funksionimin e administratës publike.
Programi i trajnimit përmban:
-Njohjen me misionin, strukturën dhe funksionet e administratës publike;
-Aftësitë kryesore profesionale dhe administrative;
-Aftësitë ndërprofesionale dhe Bashkëpunimi;
-Zhvillimin e aftësive për menaxhim dhe performancë të lartë.
