Thirrje për ekspertë për hartim kurrikule dhe dhënie trajnimi për “Politikat e Mjedisit dhe Qëndrueshmërisë”

Thirrje për ekspertë për hartim kurrikule dhe dhënie trajnimi për “Politikat e Mjedisit dhe Qëndrueshmërisë”.

Kriteret minimale për hartim kurrikule janë:
– Diplomë “Master i Shkencave”, “Master i Arteve” ose “Master Profesional të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë, me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike dhe +11 vjet eksperiencë në fushën përkatëse apo kanë një gradë shkencore apo titull akademik;
ose;
– Trajnerë të kategorisë së veçantë që jetojnë dhe punojnë jashtë Shqipërisë apo janë kthyer në Shqipëri jo më herët se 2 vjet nga momenti i kontraktimit nga ASPA dhe kanë të paktën 4 vite përvojë pune në institucione/organizata/kompani ndërkombëtare jashtë vendit, të lidhura me fushën përkatëse.

Kriteret minimale për dhënie trajnimi janë:
– Diplomë “Master i Shkencave” ose “Master i Arteve” ose “Master Profesional, të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë, me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike” apo të barasvlershme me to, sipas legjislacionit të arsimit të lartë;
– ⁠3 vite përvojë pune në fushën përkatëse për të cilën do të ofrojnë trajnimin.

Dokumentet e nevojshme për aplikim janë:
– Curriculum vitae (ku të jetë e specifikuar qartë eksperienca në fushën përkatëse);
– Letër shprehje interesi ku përcaktohet mundësia për angazhim si hartues kurrikule apo/dhe dhënës të trajnimit.

Adresa e email: aspa@aspa.gov.al
Afati i aplikimit: 28 Tetor 2024