Photo of Oltion Muzaka

Oltjon Muzaka

Drejtor i Përgjithshëm
Email:

Z. Oltjon Muzaka ka lindur në Tiranë, më 20.12.1987.

Ka kryer studimet e larta në të drejtën private, në Universitetin “Paris I Panthéon-Sorbonne”, Francë. Është titullar i dy titujve Master në po të njëjtin universitet: “E drejta ndërkombëtare e biznesit” dhe “E drejtë krahasuese”, si dhe i Masterit të Shkencave në “Administrim publik”, në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranës.

Ka një përvojë të pasur në fushën e arbitrazhit ndërkombëtar dhe investimeve të huaja, përvoja të përftuara si bashkëpunëtor në zyrën e avokatisë “Derains & Gharavi” në Paris. Z. Muzaka ka marrë titullin e avokatit nga Dhoma e Avokatisë së Tiranës, në vitin 2013. Prej vitit 2013 është i angazhuar në mësimdhënie në disa universitete në vend në lëndët: “E drejta tregtare”, “E drejta ndërkombëtare e biznesit”, “E drejta evropiane private”,etj.
Përgjatë viteve 2015-2017, ka qenë pjesë e grupeve të punës të Sekretariatit Teknik, të ngritur pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Reformës në Drejtësi.

Z. Muzaka ka punuar si jurist pranë Kryeministrisë, në Departamentin e Legjislacionit, Monitorimit të Programeve dhe Antikorrupsionit (2014-2016). Në vitet 2016-2017, ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Departamentit të Administrimit dhe Shërbimeve në Kryeministri.

Para se të merrte postin e Drejtorit të Shkollës Shqiptare të Administratës Publike, ai ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm në Agjencinë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural (2023-2024), si dhe detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (2021-2023), në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë (2020-2021), Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (2019-2020), si edhe Ministrinë e Kulturës (2017-2019).