Alketa Arapi është diplomuar me titullin “Mësues i Gjuhës dhe Letërsisë për shkollat e mesme”, pranë Universitetit të Tiranës.
Në vitin 2001 është certifikuar nga Universiteti Metropolitan i Londrës dhe IOM si “Trajnere për trajnime” në luftën kundër trafikut të qënieve njerëzore. Ka dhënë kontributin e saj si trajnere për trajnime të organizuara nga disa organizata jofitimprurëse, në fushën kundër trafikut të qënieve njerëzore, mbrojtjes së të drejtave të grave dhe fëmijëve.
Ka një përvojë shumë vjeçare në fushën e medias së shkruar dhe asaj vizive, si pjesë e “Panorama Group” dhe “Fokus Group”.
Është bërë pjesë e Administratës Publike që prej vitit 2018, duke mbajtur pozicione të ndryshme, si Koordinatore PR, specialiste e menaxhimit të burimeve njerëzore etj.
Së fundmi, Alketa i është bashkuar Shkollës Shqiptare të Administratës Publike dhe mban pozicionin: Menaxhere trajnimi pranë Sektorit të Vlerësimit të Cilësisë, në Drejtorinë e Zhvillimit dhe Vlerësimit të Cilësisë