Shkolla Shqiptare e Administratës Publike kërkon të kontraktojë ekspertë për dhënie trajnimi për “Lidership”.

Shkolla Shqiptare e Administratës Publike kërkon të kontraktojë ekspertë për dhënie trajnimi për “Lidership”.

Kriteret minimale për dhënie trajnimi janë:

Ekspertët që do të japin trajnim duhet të kenë një diplomë “Master i Shkencave” ose “Master i Arteve” ose “Master Profesional, të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë, me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike” apo të barasvlershme me to, sipas legjislacionit të arsimit të lartë, dhe 3-5 vite përvojë pune në fushën përkatëse për të cilën do të ofrojnë trajnimin.
Dokumentet e nevojshme për aplikim janë:

•Curriculum vitae (ku të jetë e specifikuar qartë eksperienca në fushën përkatëse);
•Letër shprehje interesi

Adresa e email: aspa@aspa.gov.al

Afati i aplikimit: 22 Shtator 2023