Fatmir Memaj
Mjeshtër Trajnimi
Fatmir Memaj (1962) u diplomua në Bachelor në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, (1985), PhD në Ekonomi (nëntor 1996). Që nga marsi 2007 ai është mban titullin profesor në Ekonomi.
Ai ka qenë asistent pedagog (1985-1991) dhe lektor që nga viti 1991 si dhe Zëvendës Dekan (2003-2016) dhe profesor i statistikës, demografisë dhe metodave e teknikave të kërkimit. Ai është drejtor ekzekutiv i Forumit Shqiptar Social Ekonomik – ASET (www.aset-al.com).
Prof. Memaj është anëtar i Shoqatës Ndërkombëtare për Studimet me Pyetësorë – IASS (2000), anëtar i Shoqatës së Statisticienëve të Ballkanit, (2000) dhe anëtar i Shoqatës Evropiane të Arsimit Ndërkombëtar – EAIE, (2011).
Ai ka mbi 35 vjet eksperiencë në institucionet e arsimit të lartë dhe në studime dhe kërkime në fushën e ekonomisë. Prof. Memaj është autor dhe bashkautor në 6 monografi, 5 përkthime librash, rreth 60 artikuj, rreth 90 kumtesa konferencash dhe mbi 100 materiale të tjera kërkimore dhe projekte studimore në fushën e ekonomisë.