Adriana Xhuveli
Mjeshtër Trajnimi
Adriana Xhuveli ka më shumë se 10 vite përvojë profesionale në fushën e politikëbërjes, kuadrit rregullator dhe ndërtimit të institucioneve në fushat e tregut të brendshëm. Adriana ka njohuri ndërdisiplinore në inxhinieri elektrike, menaxhim, ligj dhe njohuri të thella mbi politikat e integrimit në BE dhe kornizën legjislative.
Prej Nëntorit 2017- Gusht 2018 ka shërbyer si ekspert ligjor pranë Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme, ku ka kryer detyrat si përgjegjëse për planifikimin, monitorimin e acquis të BE-së për miratim sipas Planit Kombëtar për Integrimin Evropian, kontrollin e pajtueshmërisë dhe koordinator për acquis të BE-së.
Gjatë periudhës Dhjetor 2013- Nëntor 2017 ka shërbyer si përgjegjëse e Sektorit të Inovacionit dhe Politikave Sociale pranë Ministrisë së Integrimit Evropian, ku ka qënë përgjegjëse për planifikimin, monitorimin dhe raportimin mbi zbatimin e Planit Kombëtar për Integrimin Evropian, dhe zbatimin e MSA-së (Marrëveshja e Stabilizim Asociimit); koordinator për acquis të BE-së.