THIRRJE PËR APLIKIM
Në mbështetje të procesit të Integrimit Evropian, ASPA hap thirrjen për trajnerë në fushën: Shërbimet financiare
Çështje specifike të Kapitullit 9:
Banka dhe konglomeratat financiare
Sektori jo-bankar
Sigurimet dhe pensionet
Infrastrukturë e tregut financiar
Tregjet e letrave me vlerë dhe shërbimeve të investimit
Kriteret minimale për hartim kurrikule janë:
Diplomë “Master i Shkencave” ose “Master i arteve të bukura” apo të barasvlefshme me to, sipas legjislacionit të arsimit të lartë dhe një përvojë pune në fushën përkatëse mbi 11 vjet ose të kenë një gradë apo titull shkencor.
Kriteret minimale për dhënie trajnimi janë:
Diplomë “Master i Shkencave” ose “Master i arteve të bukura” apo të barasvlefshme me to dhe 3-5 vite përvojë pune në fushën përkatëse.
Të interesuarit të dërgojnë:
-CV
-Letër shprehje interesi ku veç të tjerave të përcaktojnë edhe nëse duan të angazhohen si hartues kurrikule apo dhënës të trajnimit ose të dyja, në adresën e email-it: aspa@aspa.gov.al