Photo of Cthulu

Vilma Tomco – Trajner

Vilma TOMCO ka kryer studimet e larta pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, të Universitetit të Tiranës në periudhën 1984-89. Ajo mban gradën shkencore „Doktor” në sisteme informacioni me punimin me temë „Vlerësimi dhe implementimi i e-Qeverisjes në vendet në zhvillim. Rasti i Shqipërisë: Modeli i shërbimeve publike për qytetarët”. Ka një eksperiencë të gjatë pune në sektorin e telekomunikacioneve duke mbajtur disa pozicione në projektim e zhvillim projektesh si specialiste e Departamentit të Zhvillimit dhe IT duke udhëhequr e implementuar projektet për zhvillimin e internetit në vend, në sektorin IT në pozicione të ndryshme dhe nga viti 2000 deri ne 2010 si Drejtore e Departamentit të IT,  më tej si Drejtore e Sistemeve për Kompanitë Albtelecom e Eaglemobile etj. Nga viti 2013 deri në 2017 ka qënë Drejtore për Departamentin e Axhendës Europiane për TIK i riemëruar Inovacioni dhe Mirëqeverisja,  pranë Kryeministrisë, një Departament që kontriboi në hartimin e politikave digjitale dhe të inovacionit, në reformën e Administratës Publike, në realizimin e objektivave për dixhitalizimin e vendit e përmirësimin e shërbimeve publike për qytetarët. Nga viti 2017 e vijim drejton Autoritetin Kombëtar për certifikimin elektronik e sigurinë kibernetike. Që nga viti 1998 ajo është pedagoge e jashtme prane Fakultetit Ekonomik si dhe në disa universitete jo-publike.