Photo of Cthulu

Fatjona Bisheva

Menaxhere trajnimi
Email:

Fatjona Bisheva është menaxhere trajnimi në Shkollën Shqiptare të Administratës Publike (ASPA). Në periudhën 2009-2011 ka punuar si psikologe shkollore dhe si psikologe e këshilluese për problemet psikosociale pranë qendrës Integrim e Zhvillim Demokratik. Në vitet 2011-2013 u angazhua si Specialiste Trajnimi pranë Institutit të Trajnimit të Administratës Publike dhe që prej vitit 2013 është pjesë e Drejtorisë së Trajnimit të Vazhduar në ASPA
Fatjona ka përfunduar studimet për Psikologji në Universitetin e Tiranës në vitin 2009, e një vit më pas, përfundoi edhe studimet në Masterin Profesional në degën “Drejtim dhe Administrim në Arsim”, po në këtë Universitet.
Në vijim të studimeve, përfundoi në vitin 2011 kursin bazë të Psikoterapisë Pozitive nga International Centre for Positive Psychotherapy (ICPP) dhe WAPP) . Kreu edhe studimet Master i Shkencave në vitin 2013, në degën “Administrim Publik dhe Politika Europiane” pranë Universitetit Marin Barleti.
Ka ndjekur disa trajnime për trajnim trajnerësh (TOT) dhe është certifikuar si trajnere në fushën“ “Rritja e kapaciteteve për aksesimin e fondeve strukturore” organizuar nga “Ecorys Academy” Rotterdam, Hollandë. Është certifikuar po ashtu si trajnere në fushën Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe në “Menaxhimin e ndryshimit në administratën publike” në ReSPA, Mal të Zi.
Ka ndjekur dhe disa trajnime brenda dhe jashtë vendit në fushën e Psikologjise, Burimeve Njerëzore dhe Integrimit e Evropian.