Photo of Cthulu

Elda Baguca

Menaxhere trajnimi
Email:

Elda Baguca është menaxhere trajnimi në Drejtorinë e Kërkimit dhe Publikimit pranë Shkollës Shqiptare të Administratës Publike (ASPA) prej vitit 2013.
Më herët ka punuar pranë Institutit të Trajnimit te Administratës Publike (ITAP) ku që prej vitit 2002 ka kryer detyra të ndryshme si: Menxhere Finance, Përgjegjëse e Qendrës së Trajnimit Fiskal dhe Menaxhere Komunikimi. Eksperiencat e saj të mëparshme përfshijnë fushën e menaxhimit financiar (1992-2002) pranë Radio Televizionit Shqiptar dhe fushën e mësimdhënies (1987-1992).

Prej vitit 2007 është pedagoge e jashtme pranë Departamentit të Ekonomiksit të Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës në lëndët: Hyrje ekonomi, Histori e ekonomisë botërore, Teoritë ekonomike dhe Shkrim Akademik. Znj. Baguca është diplomuar me rezultatin " Shkëlqyer" në degën e Ekonomisë Politike, në Fakultetin e Ekonomisë, të Universitetit të Tiranës në vitin 1987. Në vitet 2004-2006 ka kryer studimet Master në Administrim Publik pranë Fakultetit të Ekonomisë në bashkëpunim me Universitetin e Nebraskës.