Photo of Cthulu

Blerta Hyska

Menaxhere trajnimi
Email:

Blerta Hyska është menaxhere trajnimi pranë Shkollës Shqiptare të Administratës Publike që prej shtatorit 2013. Ajo është diplomuar në shkenca politike, në Universitetin e Tiranës në vitin 2003 dhe më pas kreu studimet për Shkencat Politike dhe Qeverisjen në Universitetin Paris 8 në Francë, ku u diplomua në vitin 2006.
Znj. Hyka e ka nisur eksperiencën e saj të punës me mësimdhënie në nivelin universitar, e më pas ka qenë e angazhuar edhe në këshillimin pedagogjik dhe në marrëdhëniet me institucionet ndërkombëtare.
Në periudhën Mars – Shtator 2007 kreu një internship intensiv në Parlamentin Europian në Strasbourg, Francë. Është autore e disa botimeve shkencore jashtë Shqipërisë në gjuhën frënge, për temat që lidhen me emigracionin, të drejtat e njeriut dhe mirëqeverisjen. Fushat e saj të interesit lidhen me gjuhët e huaja, leximet dhe përkthimet.