Photo of Cthulu

Ardit Gabili

Drejtor i Drejtorisë së Zhvillimit dhe Vlerësimit të Cilësisë
Email:

Ardit Gabili është një profesionist me një histori të dëshmuar në fushën e Lidershipit, Sigurimit të cilësisë, Menaxhimin e trajnimeve, Integrimin në BE dhe Menaxhimin e Burimeve Njerëzore (MNJ). Aktualisht si Drejtor i Zhvillimin dhe Vlerësimit të Cilësisë në Shkollën Shqiptare të Administratës Publike (ASPA), Arditi luan një rol kryesor në formësimin e strategjisë së institucionit për përmirësimin e cilësisë së programve trajnuaese si edhe hartimin dhe zbatimin e kurseve dhe programeve të reja në ASPA. Ai mbikëqyr procesin e rekrutimit të trajnerëve, koordinon rrjetin e ekspertëve/trajnerëve si dhe shërben si pikë kontakti për bashkëpunimet kombëtare dhe ndërkombëtare.
Arditi ka mbajtur role të ndryshme brenda institucioneve qendrore në Shqipëri, duke filluar në Kryeministri, pranë Departamentit të Legjislacionit, Monitorimit të Programeve dhe Antikorrupsionit, i përfshirë në procese të ndryshme pune në lidhje me politikëbërjen, monitorimin e legjislacionit/programeve qeveritare dhe Planin Kombëtar të Integrimit Evropian PKIE. Më pas u kontraktua nga “United Nations Development Program” UNDP si këshilltar në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme në fushën e Integrimit Evropian. Arditi iu bashkua ASPA-s në vitin 2018, duke u fokusuar fillimisht në burimet njerëzore dhe financat, më pas si menaxher trajnimi dhe shef i sektorit të sigurimit të cilësisë.

Formimi akademik
Arditi ka një diplomë Master në Inxhinieri Ekonomike në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe ka ndjekur trajnime të ndryshme me certifikime, duke përfshirë EU Law for Non-Lawyers, Trajnim për trajnerë, Menaxhim i Projekteve, Politikëbërja, Temat e BE-së dhe trajnim në fushën e Lidershipit. Ai ka marrë pjesë në programe të ndryshme trajnimi në disa vende të Bashkimit Evropian, duke përfshirë sesione pranë Parlamentit Evropian në Strasburg dhe në vende të tjera si Gjermani, Itali, Francë,Poloni dhe Turqi, duke mbuluar tema të tilla si menaxhimi i projekteve, qeverisja e mirë dhe krijimi i politikave.
Në vitin 2018, ai mori me sukses certifikimin si trajner trajnerësh (Training of Trainers ToT) nga Instituti i Administratës Publike në Irlandë, një nga shkollat më prestigjioze evropiane për formimin profesional të zyrtarëve të administratës publike. Vlen të përmendet gjithashtu kontributi i tij i vazhdueshëm në zgjedhjet parlamentare dhe vendore si trajner pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve KQZ, duke menaxhuar dhe monitoruar proceset zgjedhore në zona të ndryshme të Shqipërisë.

Përvoja Ndërkombëtare
Përkushtimi i Arditit për zhvillimin profesional është evident në pjesëmarrjen e tij aktive si panelist/ekspert në konferenca që kanë të bëjnë me administratën publike dhe menaxhimin e talenteve. Si përfitues i Programit Young Cell Albania, Arditi aktualisht është i angazhuar në rrugëtimin e tij profesional, në një nga institucionet me prestigjoze në Evrope në fushën e trajnimit, pranë Institut National du Service Public, INSP, Paris. Në këtë eksperience, ai është i përfshirë drejtpërdrejt në adresimin e çështjeve kyçe që kanë të bëjnë me menaxhimin e talenteve, brandimin e administratës publike në cilësinë e një ndër punëdhënësit më të mëdhenj në Shqipëri, politikat e mbajtjes brenda administratës publike të talenteve dhe zhvillimin e programeve të ndryshme trajnuese. Së fundmi, Arditi ishte panelist në "Konferencën Ministrore të Ballkanit Perëndimor për Reformat e Administratës Publike" dhe ka kontribuuar me ekspertizën e tij në takimin rajonal "Për menaxhimin e talenteve në administratën publike" të organizuar nga Shkolla Rajonale e Administratës Publike (RESPA). Veç këtyre eksperiencave, Arditi ka marrë pjesë si ekspert në tryezën e rrumbullakët "Cilësia e Zhvillimit Profesional në Administratën Publike" në Beograd, organizuar nga Akademia Kombëtare e Administratës Publike, Serbi. Për më tepër, ai kontribuar në kongresin "La formation et l'amélioration de la performance du service public" në Tunis, Tunizi, duke u fokusuar në përmirësimin e cilësisë së administratës publike dhe adresimin e sfidave në fushën e trajnimit dhe performancës, i ftuar nga Institut National du Service. Publike (INSP), Paris.

Publikimi
Arditi është i përkushtuar për avancimin e administratës publike dhe nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm. Në vitin 2023, ai ka drejtuar procesin e draftimit dhe një botimit "Vlerësimi i impaktit të trajnimit në Administratën Publike Shqiptare", duke ofruar njohuri mbi efektivitetin e programit të trajnimit dhe rëdësinë e tij në përmbushjen e objektivave. Ai gjithashtu është bashkëautor i një studimi në të njëjtin vit të titulluar "Digitalization in Training of Public Administration Personnel", duke theksuar rolin e teknologjisë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar për përmirësimin e shërbimeve publike. Ky studim bashkëpunues analizon sfidat e dixhitalizimit për shkak të globalizimit, tendencave evropiane dhe ndërkombëtare, dhe koncepteve të trajnimit në administratën publike, duke përfshirë institucionet përgjegjëse për profesionalizimin e burimeve njerëzore të administratës publike në rajonin e Ballkanit.

Angazhime të tjera
Përtej përpjekjeve të tij profesionale, Arditi është i apasionuar për promovimit të të drejtave të njeriut dhe ka marrë pjesë aktive në projekte dhe nisma vullnetare. Ai ka kryesuar Sweden Alumni Network Albania (SANA), ku promovon angazhimin e alumni dhe kontribuon në kauza të ndryshme që lidhem me të drejtat e njeriut dhe Objektivat e Zhvillimit të Qendrueshëm. Në vitin 2019 është nderuar nga ASPA me “Nderi i Shkollës 2019” për kontributin e tij të dhënë gjatë tërmetit që goditi Shqipërinë, në zonën e Thumanës.