Trajnim online ”Menaxhimi i burimeve njerëzore”
Objektivat e kursit janë:
- Të njohurit dhe të kuptuarit e strukturës së Ligjit për Shërbimin Civil si dhe dispozitat e veçanta të Kodit të Punës (përsa i takon lindjes dhe përfundimit të marrëdhënies së punës);
- Të njohurit dhe të kuptuarit e hierarkisë së normave (Ligj, Vendim i Këshillit të Ministrave, Udhëzim i DAP-it etj);
- Të krijuarit e një ideje të qartë të larmisë së dokumenteve të lidhura me çështjet e ndryshme të BNJ;
- Të qenët i vetëdijshëm për burime të tjera ligjore (ligje të tjera, vendime gjyqësore, vendime të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil)
Kohëzgjatja e kursit është 48 orë live. Në fund të trajnimit, pjesëmarrësit që kanë permbushur me sukses frekuentimin e trajnimit, do të zhvillojnë sesion coaching me trajnerin, do të vlerësohen për njohuritë e përfituara, si dhe do të pajisen me certifikatë pjesëmarrje.