Sesione informuese: E Drejta për të Punuar në Bashkimin Evropian

Tema: E Drejta për të Punuar në Bashkimin Evropian
Trajner: Erjona Bana Canaj
Data: 25.09.2024
Ora: 11:00-13:00
Në këtë sesion do të trajtohet regjimi juridik i punësimit në Bashkimin Evropian, përfshirë punësimin e shtetasve komunitarë në vendet e BE-së. Diskutimi do të mbulojë legjislacionin parësor (dispozitat e Traktatit dhe neni 15 i Kartës së të Drejtave Themelore), legjislacionin dytësor (rregullore dhe direktiva), si dhe jurisprudencën e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.

Date

Sht 25 2024

Time

11:00 am - 1:00 pm