Sesion informues_Parime, praktika dhe risi në menaxhimin e burimeve njerëzore

Data: 15 tetor 2024
Ora: 09:00-15:30
Trajner Fiqiri Cifliku
Trajnimi do të ketë 3 nëntema secila nga 2 orë si më poshtë:
  1. Rekrutimi i punonjësve, të drejtat, detyrimet dhe vlerësimi i performancës;
  2. Pasojat e prishjes së kontratë së punës, përfitimet dhe detyrimet e palëve;
  3. Planifikimi i pushive vjetore dhe menaxhimi i orarit fleksibël.
Qëllimi i trajnimit:
Të njihen pjesëmarrësit me konceptet dhe parimet themelore të menaxhimit të burimeve njerëzore siç janë:
  • Njerëzit janë burim kryesor i organizatës dhe pika kryesore e suksesit të saj;
  • Politika e rekrutimit të burimeve njerëzore, vlerësimit të performancës si dhe procedurat që çojnë në arritjen e objektivave organizative dhe të planeve strategjike të saj;
  • Krijimi i kulturës në organizatë që t’i çmojë burimet njerëzore dhe t’i përfshijë ata të punojnë së bashku për një qëllim të përbashkët.

Date

Tet 15 2024

Time

9:00 am - 3:30 pm