Korniza e Përbashkët e Vlerësimit (CAF)

🤝Në kuadër të marrëveshjes institucionale të bashkëpunimit ndërmjet European Institute of Public Administration (EIPA) dhe Shkollës Shqiptare të Administratës Publike (ASPA) do të zhvillohet trajnimi “Korniza e Përbashkët e Vlerësimit (CAF)”.
Trajnerë:
Igor Markovski, ekspert për Menaxhimin Publik dhe Menaxhimin e Cilësisë
Giovanna Belisário, pjesë e Qendrës Evropiane të Burimeve CAF në EIPA, Maastricht
Data: 16-17 Tetor 2024
Ora: 08:30-15:30
Ky kurs do të zhvillohet si një kombinim i balancuar i prezantimeve dhe rasteve praktike, duke lënë kohë për diskutim dhe formulim të pyetjeve, me theks të veçantë në pjesëmarrjen aktive dhe shkëmbimin e informacionit.
Gjatë këtij trajnimi do të diskutojmë për modelin e cilësisë CAF 2020 dhe procesin e vlerësimit vetëvlerësues:
  • Roli i palëve në procesin CAF dhe struktura e komunikimit
  • Si të implementojmë modelin CAF 2020
  • Si të komunikojmë, ndjekim dhe masim sukseset e CAF
  • Si të priorizojmë veprimet për përmirësim në një afat të shkurtër, të mesëm dhe të gjatë në modelin CAF 2020
📨 Mënyra e aplikimit: Burimet njerëzore të institucionit duhet të dërgojnë të dhënat e një drejtuesi që ka një kuptim të qartë të Kornizës së Përbashkët të Vlerësimit (CAF) në adresën e emailit aspa@aspa.gov.al.
Afati i aplikimit: 15 Tetor 2024
Grupi i synuar: Niveli drejtues i institucioneve qendrore, vendore dhe të pavarura, të cilët duhet të kenë një kuptim të qartë të Kornizës së Përbashkët të Vlerësimit (CAF).
Numri i pjesëmarrësve është i limituar. Aplikantët që regjistrohen të parët do të kenë përparësi në procesin e përzgjedhjes.
📚💼 #ASPA #EIPA #CAF2020 #Trajnime

Date

Tet 16 2024 - Tet 17 2024

Time

9:00 am - 3:00 pm