Etika dhe Integriteti në Administratën Vendore

📢 Ju ftojmë të aplikoni në kursin online me certifikim “Etika dhe Integriteti në Administratën Vendore”
👩🏻‍🏫Trajner: Albana Domi, Përgjegjëse në Sektorin e Integritetit dhe Mbikëqyrjes, në Drejtorinë e Integritetit, Mbikëqyrjes dhe Ankesave Administrative e Gjyqësore.
🗓️ Data: 25 dhe 27 nëntor 2024
🕒 Kohëzgjatja: 12 orë
🎯 Qëllimi i kursit:
Ky trajnim synon të pajisë nëpunësit e pushtetit vendor me njohuritë thelbësore mbi sjelljen etike, duke i ndihmuar ata të shmangin situatat e konfliktit të interesit dhe të korrupsionit.
📧 Menyra e aplikimit: Burimet Njerëzore të pushtetit vendor duhet të dërgojnë emrat e dy nëpunësve të interesuar deri më datë 21 nëntor 2024 në adresën e emailit: aspa@aspa.gov.al.
Në fund të trajnimit, pjesëmarrësit që kanë ndjekur të plotë trajnimin, do të pajisen me certifikatë pjesëmarrje.

Date

Nën 27 2024

Time

9:00 am - 3:00 pm