Photo of Cthulu

Dafina Dodoveci

Menaxher Trajnimi
Email:

Dafina Dodoveci është menaxhere trajnimi pranë Shkollës Shqiptare të Administratës Publike. Eksperienca e saj në administratën publike filloi në vitin 2013 si specialiste në Sektorin e Programeve të Zhvillimit në Drejtorinë Arsimore Rajonale të Qytetit Tiranë. Më herët ka qenë e përfshirë në sistemin arsimor edhe si mësimdhënëse në arsimin e mesëm, edhe si lektore e jashtme në Universitetin Jopublik “Albanian University”.
Dafina ka përfunduar suksesshëm në vitin 2012 studimet Master i Shkencave në Fizikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në “Universitetin e Tiranës”. Më pas, ka zgjeruar dijet e saj në ekonomi, duke përfunduar edhe Bachelorin e dytë për të, këtë radhë në degën e Ekonomisë, në “Kolegjin Universitar të Biznesit”. Ka marrë me sukses licencën e mësimdhënies nga “Qendra e Shërbimeve Arsimore” dhe është e trajnuar në fusha të ndryshme, si ato të mësimdhënies, burimeve njerëzore dhe administrimit publik.