Kurs online me certifikim “Kuptueshmëria dhe mirëadministrimi i procedurave administrative”
Çfarë do të trajtohet në këtë kurs online?
- Kuptimi i rregullave ligjore të procedurave administrative në vend me qëllim zbatimin e tyre në veprimtarinë e përditshme dhe krijimin e një administrate mirëfunksionale në proceset administrative
- Trajtimi i koncepteve të procedurave administrative me qëllim zbatimin e rregullave procedurale administrative në ushtrimin e veprimtarisë administrative, respektimin e procedurave administrative duke respektuar parimet themelore të procedurave administrative dhe rregullat e tjera ligjore për procedurave administrative si dhe mënjanimin e paligjshmërive dhe pasojave të tyre.
- Dhënia në mënyrë të strukturuar e njohurive mbi të gjitha çështjet që lidhen me procedurat administrative duke konsideruar kontekstin e miratimit të KPAsë së re.
- Trajtimi hap pas hapi i një procedure administrative që me fillimin e saj, duke kaluar nëpër zhvillimin e hetimit e deri në përfundimin e procedurës.
- Krijimi i njohurive bazë të plota për Kodin e ri të Procedurave Administrative si dhe aftësimi i punonjësve të administratës publike për rishikimin e rregullave të procedurave të brendshme të ndjekura në vendin e punës dhe planifikimin e veprimeve të nevojshme nisur nga risitë e KPA-së.