Trajnimi Përgatitor për Këshilltarët Bashkiakë
Ky trajnim zhvillohet nga Shkolla Shqiptare e Administratës Publike, Ministria e Brendshme dhe Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, në bashkëpunim me Shoqatën për Autonomi Vendore, Shoqatën e Këshillave të Qarqeve, me mbështetjen e Projektit “Bashki të Forta”.
Qëllimi i trajnimit është njohja e mbi 1,600 këshilltarëve vendorë me legjislacionin kryesor që rregullon veprimtarinë e vetëqeverisjes vendore në Shqipëri, si dhe me njohuritë bazë që i nevojiten këshilltarëve për ushtrimin e detyrës së tyre, si të zgjedhur të komunitetit për t’i shërbyer atij. Ky trajnim është i rëndësishëm veçanërisht për ata këshilltarë që janë zgjedhur për herë të parë.