Photo of Cthulu

Kesjana Halili

Mjeshtër Trajnimi

Dr. Kesjana Halili, aktualisht mban pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm në Institutin e Statistikave, me përgjegjësi kryesore zbatimin e menaxhimit financiar dhe kontrollit në INSTAT, duke përfshirë planifikimin, zbatimin, monitorimin e buxhetit, kontabilitetin dhe raportimin financiar.

Gjatë vitit 2020 ajo ka mbajtur pozicionin e Drejtores së Përgjithshme të Koordinimit të Borxhit Publik dhe Ndihmës së Huaj në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, përgjegjëse për menaxhimin e borxhit publik, minimizimin e risqeve dhe koston totale efektive të financimit.

Përgjatë periudhës Mars 2014-Shkurt 2020, Zj. Halili ka mbajtur pozicionin e Drejtores së Përgjithshme e Harmonizimit të Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, përgjegjëse për harmonizimin e kuadrit rregullator, monitorimin dhe raportimin në fushën e menaxhimit financiar, kontrollit, kontabilitetit dhe auditimit të brendshëm në sektorin publik. Zj. Halili ka një përvojë pune prej 13 vjetësh në Ministrinë e Financave, prej të cilave tetë vite në Drejtorinë e Përgjithshme të Buxhetit.

Zj. Halili është angazhuar në mësimdhënie pranë Fakultetit të Ekonomisë, në Universitetin e Tiranës që nga viti 2007. Gjithashtu, si pjesë e angazhimit akademik ajo ka botuar disa punime dhe ka marrë pjesë në një sërë konferencash dhe seminaresh. Fushat e mësimdhënies dhe kërkimit kanë të bëjnë me investimet financiare, financat publike, kontrollin e brendshëm, auditimin dhe kontabilitetin etj.

Përvoja të tjera profesionale përfshijnë angazhimet si anëtare e Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit që nga viti 2014, anëtare e Autoritetit të Regjistrimit në Institutin e Audituesve ligjorë të Autorizuar të Shqipërisë që nga viti 2018, anëtare e Komitetit të Auditimit të Brendshëm të institucionit financiar NOA nga viti 2018, etj.

Zj. Halili, respektivisht në vitet 2004 dhe 2006 ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master në Bankë dhe Financë, pranë Eastern Mediterranean University, Republika Turke e Qipros së Veriut. Në vitin 2016 ka fituar titullin Doktor i Shkencave, pranë Fakultetit Ekonomik, Universiteti i Tiranës me fokus fushën e kërkimit në sistemet e kontrollit të brendshëm në sektorin publik dhe ndikimi i auditimit të brendshëm në efektivitetin e tyre. Gjithashtu, Zj. Halili ka fituar titullin “Auditues të Brendshëm”, si dhe titullin profesional “Kontabilist i Miratuar”.