Photo of Cthulu

Ilir Meçe – Trajner

Ilir Meçe, ka 23 vjet përvojë pune në administrimin dhe menaxhimin e financave publike, prej të cilave 10 vjet në nivele drejtuese të auditimit të brendshëm. Është certifikuar trajner i trajnerëve për auditimin e brendshëm nga Banka Botërore, si dhe ka kryer post master në administrim biznesi dhe administrim publik. Gjithashtu ka kryer kualifikime brenda dhe jashtë vendit në fushat e auditimit, mbrojtjes së interesave financiare të BE-së dhe menaxhimit financiar dhe kontrollit. Ka qenë pjesë e hartimit të legjislacionit në fushën e menaxhimit financiar dhe kontrollit, auditimit të brendshëm dhe inspektimit financiar publik. Aktualisht drejton Drejtorinë e Auditimit në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë. Ilir Meçe ofron përvojën dhe dijen e tij për profesionin e auditimit të brendshëm, për rritjen dhe mbrojtjen e vlerave të organizatës.