Afati i aplikimit: 15 Janar 2020

ASPA kërkon të kontraktojë ekspertë për hartim kurrikule dhe dhënie trajnimi në fushën “Menaxhimi I Emergjencave Civile”.
Kriteret minimale për hartim kurrikule janë:
Ekspertët që do të hartojnë kurrikulat duhet të kenë një diplomë “Master i Shkencave” ose “Master i arteve të bukura” apo të barasvlefshme me to, sipas legjislacionit të arsimit të lartë dhe një përvojë pune në fushën përkatëse më të madhe se 11 vjet ose të kenë një gradë apo titull shkencor.
Kriteret minimale për dhënie trajnimi janë: Diplomë “Master i Shkencave” ose “Master i arteve të bukura” apo të barasvlefshme me to dhe 3 – 5 vite përvojë pune në fushën përkatëse. Të interesuarit të dërgojnë në adresën e email-it: aspa@aspa.gov.al një CV dhe një letër shprehje interesi. Në të duhet të përcaktojnë nëse duan të angazhohen si hartues kurrikule apo/dhe dhënës të trajnimit.
Afati i aplikimit është data 15 Janar 2020.