Photo of Cthulu

Elida Motro-Iljazi

Mjeshtër Trajnimi

Elida Motro-Iljazi është drejtore ekzekutive dhe themeluese e “EMI Coaching and Consulting” (www.emi-cc.com), një kompani e angazhuar për të përmirësuar performancën e individëve dhe ekipeve në tregun e punës në Shqipëri dhe jashtë saj.

Ajo po mbaron doktoraturën në Eisenstadt Austri për Burimet Njerëzore, (2017-) pas Studimeve të Burimeve Njerëzore nga Universiteti Cornell në New York (2009-10) dhe një diplomë master në marketing nga Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës (2006-8). Drejtuese dhe themeluese e dy bizneseve të saj (PARNAS Travel & Tour, 1992-1999; dhe EMI-CC, nga 2010-ta në vazhdim), ajo ka shërbyer si Drejtore e Burimeve Njerëzore dhe Drejtore e Përgjegjësisë së Korporatës në institucion ndërkombëtar financiar dhe si menaxhere e projektiteve për USAID, KOEH, DWHH.

Elida ofron për më shumë se 25 vjet në tregun rajonal dhe ndërkombëtar në fushën e zhvillimit strategjik të menaxhmentit të lartë, zhvillimit të personelit dhe përmes programeve të veçanta të BNj, për të rritur produktivitetin e matricës së kthimit të investimit në asetin njerëzor përmes zhvillimit te aftësive, mbajtjes së stafit, të komunikimit dhe të zhvillimit tërësor përmes diversitetit të fuqisë punëtore.

Si pedagoge te Tirana Business College, ajo jep lëndet e lidershipit, sjelljes organizative, burimeve njerëzore, komunikimit, përvojë e përfituar edhe nga puna në Universitetin Ekonomik të Tiranës. Në 2015-17 ajo punoi për Agjencinë Suedeze të Zhvillimit Ndërkombëtar, përmes programit për Menaxhimin Strategjik të Biznesit dhe Institucioneve ne Suedi. Ajo është një ligjëruese dinamike publike dhe ka folur në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare për çështje të menaxhimit të biznesit dhe burimeve njerëzore.
Ajo ofron shërbimet e saj falas per të rinjtë dhe gratë që vijnë nga strehëzat e menaxhuara nga shteti.