Photo of Cthulu

Ardita Shehaj

Mjeshtër Trajnimi

Dr. Ardita Shehaj është eksperte në fushën e transparencës dhe politikave antikorrupsion. Me një karrierë të gjatë në administratën publike, Znj. Shehaj ka mbajtur për 5 vite pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë për të Drejtën e Informimit pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Aktualisht punon si Këshilltare pranë projektit global të GIZ ‘Lufta kundër qarkullimit të fondeve të jashtëligjshme’.

Znj. Shehaj është diplomuar në Fakultetin Ekonomik, në degën Ekonomiks. Ka vijuar studimet master në fushën e Studimeve Ekonomike Europiane dhe në vitin 2020 ka marrë titullin Doktor në fushën e transparencës dhe antikorrupsionit nga Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Ka një karrierë 15-vjeçare në fushën e mësimdhënies, si pedagoge e jashtme në lëndën Makro-ekonomi dhe Financa Publike në Fakultetin e Ekonomisë.

Znj. Shehaj është angazhuar pranë ASPA si hartuese kurrikule dhe trajnere për çështjet e të drejtës për informim dhe politikave antikorrupsion. Gjithashtu në vitin 2015 është vlerësuar nga Shkolla Shqiptare e Administratës Publike dhe OSBE me titullin “Trajner në fushën e antikorrupsionit dhe mirëqeverisjes”.