Photo of Cthulu

Altin Shumeli

Mjeshtër Trajnimi

Altin Shumeli ka një eksperiencë pune mbi 20 vjeçare për çështje të administratës publike dhe shërbimit civil. Z. Shumeli, ka mbaruar Fakultetin e Shkencave Sociale në degën Filozofi-Sociologji. Gjithashtu ka kryer studimet në Fakultetin e Drejtësisë dhe është diplomuar “Jurist”.

Në vitin 2003-2004 ka kryer studimet master në Japoni, ku ka marrë gradën Master për “Politika Publike”. Gjatë periudhës 1999-2003 ka punuar në Departamentin e Administratës Publike dhe ka kryer funksionin e Drejtorit të Kabinetit dhe Zëdhënësit të Shtypit pranë Komisionit të Shërbimit Civil. Prej vitit 2015 kryen funksionin e Drejtorit të Mbikëqyrjes pranë Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil.

Z. Shumeli ka kryer specializime dhe trajnime në fushën e menaxhimit të burimeve njerëzore, administrimit publik dhe shërbimit civil.