Dorian Tola
Mjeshtër Trajnimi
Dorian TOLA është Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK). Para këtij funksioni, ai ka shërbyer në Forcat e Armatosura, ku ka kryer detyra që lidhen kryesisht me planëzimin afatgjatë të Forcës Detare dhe bashkëpunimin ushtarak me NATO-n.
Në periudhën 2012-2015 ka kryer detyrën e Shefit të Zyrës së Komandantit të Forcës Detare. Z.Tola më pas është caktuar Koordinator i Mbrojtjes në Zyrën Operacionale të Situatës (ZOS) në Kryeministri, ku u angazhua për ngritjen e Sistemit të Integruar të Informacionit Statistikor të Këshillit të Ministrave dhe analizimin e informacionit për emergjencat civile dhe krizat.
Dorian TOLA është diplomuar në degën Inxhinieri Elektrike dhe Elektronike në Akademinë e Detarisë në Turqi dhe në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Ka përfunduar studimet Master në “Çështjet e Sigurisë Kombëtare” në NPS, Kaliforni, SHBA dhe Master Shkencor “E Drejtë Penale” në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
Dorian TOLA zotëron gjuhën angleze, turke dhe italiane.