APLIKONI!
TRAJNIMI I TRAJNERËVE NË FUSHËN E PROKURIMIT PUBLIK
Shkolla Shqiptare e Administratës Publike në bashkëpunim më Agjencinë e Prokurimit Publik, me mbështetjen e Prezencës së OSBE-së dhe me suportin e Qeverise Italiane, Franceze dhe Sllovake në Shqipëri po organizon trajnimin e trajnerëve në fushën e prokurimit publik, me qëllim mbështetjen dhe forcimin e kapaciteteve, transparencës dhe llogaridhënies të njësive të prokurimit publik. Ky trajnim ofron metodat dhe mjetet për të siguruar një proces efikas të të nxënit dhe përfshin të gjitha fazat e ciklit të të nxënit, metodat, teknikat dhe mjetet e përdorura gjatë dhënies së një kursi trajnimi.
Kriteret minimale të aplikimit:
Ftohen të aplikojnë të gjithë personat e interesuar që plotësojnë kriteret e mëposhtme:
•Diplomë “Master i Shkencave” ose “Master i Arteve” ose “Master Profesional, të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë, me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike” apo të barasvlershme me to, sipas legjislacionit të arsimit të lartë.;
• 3-5 vite përvojë pune në fushën përkatëse për të cilën do të ofrojnë trajnimin;
• Vlerësohen eksperiencat e mëparshme në dhënien e trajnimeve ose në mësimdhënie.
Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
• Letër shprehje interesi;
• Curriculum Vitae;
• Leje nga eprori për t’u bërë pjesë e trajnimit kur janë pjesë e administratës publike.
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet eletronikisht në email: aspa@aspa.gov.al.
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave online për procedurën e pranimit në trajnimin e trajnerëve në fushën e prokurimit publik duhet të bëhet brenda datës: 01/03/2023
Përzgjedhja
• Kandidatët që plotësojnë kriteret kualifikuese, do ti nënshtrohen një testimi me shkrim;
• Kandidatët që marrin 50 pikë nga 100 të mundshme në testimin me shkrim, do të intervistohen;
• Kandidatët që kalojnë suksesshëm vlerësimin paraprak (testimin dhe intervistën), do të bëhen pjesë e trajnimit për trajnerë.
Në vijim do të konsiderohen “Trajnerë në fushën e Prokurimit Publik” të gjithë kandidatët që kalojnë me sukses vlerësimin përfundimtar, pas përfundimit të trajnimit.
Kohëzgjatja e trajnimit
Trajnimi është planifikuar të ketë kohëzgjatje 8 ditë ose 50 orë trajnimi. Ndjekja e trajnimit është e detyrueshme.
Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet testimi dhe intervista
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
• Ligji nr. 162/2020 “Për Prokurimin Publik” (https://www.app.gov.al/legjislacioni/prokurimi-publik/ligji/).
• VKM Nr. 285, datë 19.5.2021 “Per miratimin e rregullave te prokurimit publik ” (https://www.app.gov.al/legjislacioni/prokurimi-publik/vkm/).
• Udhezimi nr. 05, date 25.06.2021 “Mbi perdorimin e procedures me vlere te vogel dhe zhvillimin e saj me mjete elektronike” (https://www.app.gov.al/GetData/DoënloadDoc?documentId=d6b9d394-9d1e-4aa2-b828-de221a82f331).
• Udhezim nr. 4, date 18.06.2021 “Për hartimin e regjistrit të parashikimeve të procedurave të prokurimit publik dhe regjistrit të realizimeve të procedurave të prokurimit dhe krijimi i tyre në sistemin e prokurimit elektronik” (https://www.app.gov.al/GetData/DownloadDoc…).
• Udhëzim nr. 07 datë 30.07.2021 “Për mënyrën e zhvillimit të procedurës së prokurimit me mjete elektronike” (https://www.app.gov.al/GetData/DownloadDoc…).