Thirrje për aplikim – Shkolla e Integrimit Europian (Edicioni 10)

Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian, në partneritet me Delegacionin e Bashkimit Europian, Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA) dhe Fondacionin Friedrich Ebert, organizon në Tiranë, më datat 10–14 Nëntor 2025, edicionin e dhjetë të Shkollës së Integrimit Europian.

🎯 Qëllimi i programit
Të angazhojë aktorë të spikatur nga institucionet publike, shoqëria civile dhe grupet e interesit, duke ndërtuar një rrjet ekspertësh me njohuri të thelluara mbi procesin e integrimit europian.

✅ Aplikantët duhet të zotërojnë gjuhën angleze pasi shumica e seancave do të zhvillohen vetëm në anglisht.
✅ Vetëm 40 kandidatë do të pranohen.
✅ Pjesëmarrja është falas dhe të gjithë do të pajisen me certifikatë pas përfundimit me sukses.

📅 Afati i aplikimit: 14 Tetor 2025
📩 Dërgoni aplikimin në: info.stkkie@gmail.com