Zhvillohet dita e parë e trajnimit në klasë “Prokurim Publik” për punonjësit e administratës publike dhe profesionistët e sektorit privat.
Pas përfundimit të trajnimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:
– Kuptojnë dhe aplikojnë parimet kryesore të prokurimit publik;
– Kryejnë me kompetencë çdo hap të procesit të prokurimit;
– Koordinojnë me aktorët kryesorë të përfshirë në proces;
– Menaxhojnë konfliktet e interesit duke ruajtur integritetin dhe etikën profesionale;
– Përdorin me sukses sistemet elektronike të prokurimit.