Finalizohet nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit mes Shkollës Shqiptare të Administratës Publike (ASPA) dhe Institutit Kombëtar të Shërbimit Publik (INSP) në Francë.

Ky memorandum i rëndësishëm bashkëpunimi ka si synim forcimin e administratës publike në Shqipëri përmes shkëmbimit të praktikave, zhvillimit të kapaciteteve dhe ekspertizës nga INSP, si dhe për rishikimin e programit të detyrueshëm “Prezantimi me Administratën Publike”.
ASPA dhe INSP do të bashkëpunojnë në fushat e trajnimeve, studimeve, botimeve dhe aktiviteteve të tjera, përmes shkëmbimit të njohurive dhe eksperiencave për përmirësimin e shërbimit publik dhe për rritjen e profesionalizmit të punonjësve të administratës.