Trajnim në klasë_Hartimi Legjislativ
Ju ftojmë të regjistroheni në trajnimin në klasë me temë “Hartimi Legjislativ” me trajnere Elsonida Rama, Drejtore e Përgjithshme e Kodifikimit dhe Harmonizimit të Legjislacionit, Ministria e Drejtësisë. Ky trajnim zhvillohet në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe projektin e financuar nga BE “Mbështetje për Zbatimin e Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë”.
Periudha e zhvillimit të trajnimit: 8, 12, 15, 19, 21, 26, 27 Nëntor dhe 3,5 Dhjetor 2024.
Ora: 09:00-12:00
Target grupi: Grupi i synuar të cilit i drejtohet trajnimi janë nëpunësit e të gjitha ministrive, të cilët janë të përfshirë në procesin e hartimit legjislativ.
Mënyra e aplikimit: 📨Mënyra e aplikimit: Burimet njerëzore duhet të dërgojnë 2 emra të nëpunësve për secilin grup që do të marrin pjesë në këtë trajnim, brenda datës 06.11.2024 sipas tabelës bashkëlidhur.
Qëllimi i Trajnimit: Aftësimi dhe ngritja e kapaciteteve të nëpunësve të ministrive të linjës të angazhuar në procesin legjislativ, me qëllim përmirësimin e cilësisë së akteve të hartuara.
Objektivat e trajnimit përfshijnë:
•Përforcimin e njohurive për standardet dhe teknikat legjislative;
•Përmirësimin e cilësisë së projektakteve të hartuara nga ministritë e linjës;
•Zbatimin e standardeve dhe teknikave legjislative në hartimin e akteve.
Kohëzgjatja e trajnimit është 27 orë, 9 sesione. Në fund të trajnimit, pjesëmarrësit që frekuentojnë të gjitha seancat do të vlerësohen për njohuritë e përfituara, si dhe do të pajisen me certifikatë pjesëmarrje.