Etika dhe Integriteti në Administratën Vendore
Trajner: Albana Domi, Përgjegjëse në Sektorin e Integritetit dhe Mbikëqyrjes, në Drejtorinë e Integritetit, Mbikëqyrjes dhe Ankesave Administrative e Gjyqësore.
Data: 25 dhe 27 nëntor 2024
Kohëzgjatja: 12 orë
Qëllimi i kursit:
Ky trajnim synon të pajisë nëpunësit e pushtetit vendor me njohuritë thelbësore mbi sjelljen etike, duke i ndihmuar ata të shmangin situatat e konfliktit të interesit dhe të korrupsionit.
Menyra e aplikimit: Burimet Njerëzore të pushtetit vendor duhet të dërgojnë emrat e dy nëpunësve të interesuar deri më datë 21 nëntor 2024 në adresën e emailit: aspa@aspa.gov.al.
Në fund të trajnimit, pjesëmarrësit që kanë ndjekur të plotë trajnimin, do të pajisen me certifikatë pjesëmarrje.