Cikli i webinareve: Parime, praktika dhe risi në menaxhimin i burimeve njerëzore
Cikli i webinareve: Parime, praktika dhe risi në menaxhimin i burimeve njerëzore
Trajner: Fiqiri Cifliku
Data: 15 Tetor 2024
Ora: 09:00-15:30
Regjistrohu: https://events.teams.microsoft.com/event/e131b7e4-82c8-499a-bad6-77a6cada87d3@f5d8b812-606a-42ba-8cf9-3371cfe29c72
Trajnimi do të ketë 3 nëntema secila nga 2 orë si më poshtë:
Rekrutimi i punonjësve, të drejtat, detyrimet dhe vlerësimi i performancës;
Pasojat e prishjes së kontratës së punës, përfitimet dhe detyrimet e palëve;
Planifikimi i pushimeve vjetore dhe menaxhimi i orarit fleksibël.
Qëllimi i trajnimit:
Të njihen pjesëmarrësit me konceptet dhe parimet themelore të menaxhimit të burimeve njerëzore siç janë:
Njerëzit janë burim kryesor i organizatës dhe pika kryesore e suksesit të saj;
Politika e rekrutimit të burimeve njerëzore, vlerësimit të performancës si dhe procedurat që çojnë në arritjen e objektivave organizative dhe të planeve strategjike të saj;
Krijimi i kulturës në organizatë që t’i çmojë burimet njerëzore dhe t’i përfshijë ata të punojnë së bashku për një qëllim të përbashkët.