Vlerësimi i Nevojave për Trajnim në Administratën Publike

Një proces i gjerë konsultimi me një qëllim të qartë: të sigurojmë që çdo punonjës i administratës publike të ketë njohuritë dhe aftësitë që i duhen për të përmbushur detyrimet e tij në mënyrë efikase, të përgjegjshme dhe në përputhje me standardet më të larta.
Falenderime Këshillit të Evropës, Ministrisë së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, si dhe Departamentit të Administratës Publike, për mbështetjen dhe bsshkëpunimin për të identifikuar dhe adresuar nevojat për trajnim për vitin 2025.
Në përfundim, kemi arritur disa rezultate domethënëse, të cilat do të ndihmojnë në formësimin e programit tonë të trajnimit për vitin që vjen.
Fushat kryesore të interesit përfshijnë teknologjinë, menaxhimin e organizatës, kompetencat e vetëqeverisjes vendore, zhvillimin personal, çështjet ligjore dhe tema të tjera si integrimi evropian.