Takimi i DISPA, tetor 2024

 

Takimi i Drejtorëve të Institucioneve dhe Shkollave të Administratës Publike (DISPA)

Ky aktivitet, i organizuar në Universitetin Ludovika në Budapest, mblodhi profesionistë nga e gjithë Evropa në datat 24-25 tetor për të diskutuar mbi sfidat e përbashkëta, me fokus në përdorimin e Inteligjencës Artificiale dhe trajnimin e zyrtarëve publikë.
Në frymën e bashkëpunimit dhe ndarjes së eksperiencave, ky takim na dha mundësinë të mësonim dhe të ndanim praktikat më të mira mbi teknologjitë e reja dhe përdorimin e Inteligjencës Artificiale, të cilat mund të transformojnë mënyrën se si ofrohen dhe përmirësohen shërbimet publike për qytetarët, me synim rritjen e efektivitetit dhe përmirësimin e shërbimeve për komunitetin.