Prokurimi Publik, nivel bazë

Shkolla Shqiptare e Administratës Publike në bashkëpunim më Agjencinë e Prokurimit Publik, me mbështetjen e Prezencës së OSBE-së dhe me suportin e Qeverise Italiane, Franceze dhe Sllovake në Shqipëri vjen pranë jush me trajnimin në klasë “Prokurimi Publik, niveli bazë” për punonjësit e caktuar “person përgjegjës për prokurimin publik” sipas kërkesave të legjislacionit të prokurimit publik.

Tematika e modulit, do të jetë trajtimi i koncepteve të prokurimit publik nё kuadёr tё legjislacionit nё fuqi, për të dhënë njohuritë bazë që i duhen një specialisti prokurimi nё rolin e personit pёrgjegjёs pёr prokurimin. Trajtimi i këtyre koncepteve do të bëhet duke dhënë një përshkrim të parashikimit ligjor, të ilustruar me shembuj konkretë nga praktika. Konkretisht në vija të përgjithshme programi do të mbulojë:
– Njohuri mbi kuadrin ligjor;
– Zbatimi i detyrave nё procedurat e prokurimit publik;
– Parimi i Konfliktit tё interesave dhe integritetit;
– Prokurimi Elektronik.

Date

Sep 11 2023 - Sep 15 2023

Time

9:00 am - 4:00 pm

Location

Trajnim ne klase