a) Ekspertët që do të hartojnë kurrikulat duhet të kenë një diplomë “Master i Shkencave” ose “Master i Arteve” ose “Master Profesional të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë, me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike” apo të barasvlefshme me to, sipas legjislacionit të arsimit të lartë, dhe një përvojë pune në fushën përkatëse për të cilën do të ofrojnë trajnimin e trajnerëve ose do të hartojnë kurrikulat/materialet trajnuese ose do të vlerësojnë cilësinë e kurrikulës së trajnimit dhe materialeve trajnuese, më të madhe se 11 vjet apo kanë një gradë shkencore apo titull akademik,
ose
b) Ekspertët që do të hartojnë kurrikulat duhet të kenë një diplomë të arsimit të lartë apo të barasvlershme me të, sipas legjislacionit të arsimit të lartë; (ii) Jetojnë dhe punojnë jashtë Shqipërisë apo janë kthyer në Shqipëri jo më herët se 2 vjet nga momenti i kontraktimit nga ASPA, dhe; (iii) Kanë të paktën 4 vite përvojë pune në institucione/organizata/kompani ndërkombëtare jashtë vendit, të lidhura me fushën përkatëse për të cilën do të ofrojnë trajnimin e trajnerëve ose do të hartojnë kurrikulat/materialet trajnuese ose do të vlerësojnë cilësinë e kurrikulës së trajnimit dhe materialeve trajnuese.