CALL FOR APPLICATION

THIRRJE PËR TRAJNERË!

ASPA kërkon të kontraktojë ekspertë për hartim kurrikule dhe dhënie trajnimi në fushën “Tatimet taksat dhe tarifat – Nivel qendror”.

Kriteret minimale për hartim kurrikule janë:

a) Ekspertët që do të hartojnë kurrikulat duhet të kenë një diplomë “Master i Shkencave” ose “Master i Arteve” ose “Master Profesional të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë, me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike” apo të barasvlefshme me to, sipas legjislacionit të arsimit të lartë, dhe një përvojë pune në fushën përkatëse për të cilën do të ofrojnë trajnimin e trajnerëve ose do të hartojnë kurrikulat/materialet trajnuese ose do të vlerësojnë cilësinë e kurrikulës së trajnimit dhe materialeve trajnuese, më të madhe se 11 vjet apo kanë një gradë shkencore apo titull akademik,

ose

b) Ekspertët që do të hartojnë kurrikulat duhet të kenë një diplomë të arsimit të lartë apo të barasvlershme me të, sipas legjislacionit të arsimit të lartë; (ii) Jetojnë dhe punojnë jashtë Shqipërisë apo janë kthyer në Shqipëri jo më herët se 2 vjet nga momenti i kontraktimit nga ASPA, dhe; (iii) Kanë të paktën 4 vite përvojë pune në institucione/organizata/kompani ndërkombëtare jashtë vendit, të lidhura me fushën përkatëse për të cilën do të ofrojnë trajnimin e trajnerëve ose do të hartojnë kurrikulat/materialet trajnuese ose do të vlerësojnë cilësinë e kurrikulës së trajnimit dhe materialeve trajnuese.

Kriteret minimale për dhënie trajnimi janë:
Ekspertët që do të japin trajnim duhet të kenë një diplomë “Master i Shkencave” ose “Master i Arteve” ose “Master Profesional”, të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë, me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike apo të barasvlershme me to, sipas legjislacionit të arsimit të lartë, dhe 3-5 vite përvojë pune në fushën përkatëse për të cilën do të ofrojnë trajnimin.

Të interesuarit të dërgojnë në adresën e email-it: trajneret@aspa.gov.al një CV dhe një letër shprehje interesi. Në të duhet të përcaktojnë nëse duan të angazhohen si hartues kurrikule apo/dhe dhënës të trajnimit.

Afati i aplikimit është data 23 Maj 2022.