Ina Dhaskali
Mjeshtër Trajnimi
Ina Dhaskali është e angazhuar pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë që në vitin 2009 ku ka shërbyer fillimisht si specialiste në Drejtorinë e Menaxhimit dhe Monitorimit të Buxhetit deri në vitin 2013. Më pas ka vazhduar si specialiste në Sektorin e Programimit Buxhetor.
Që prej vitit 2016 Znj. Dhaskali shërben si përgjegjës i Sektorit të Programimit Buxhetor në Drejtorinë e Programimit të Buxhetit dhe Analizës, pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.
Znj. Dhaskali gjithashtu ka një eksperiencë 5-vjeçare nga viti 2008 deri në vitin 2013 si Profesore me kohë të pjeshme në Fakultetin e ekonomisë, Universiteti i Tiranës.