Trajnim

Drejtimi i suksesshëm dhe menaxhimi i ndryshimit

Shkolla Shqiptare e Administratës Publike (ASPA) në bashkëpunim me projektin “Financa lokale” Local Finance Project dhe “Bashkitë për në Evropë” do të zhvillojë trajnimin “Drejtimi i suksesshëm dhe menaxhimi i ndryshimit” për trupën e menaxhimit të lartë të qeverisjes vendore.
🎯Ky program trajnimi synon të prezantojë, diskutojë, sugjerojë veprime konkrete për nivelin e lartë drejtues në qeverisjen vendore.
📋Programi është i ndërtuar në një qasje për të ofruar procesin e të mësuarit nëpërmjet ndërtimit të një mentaliteti, qëndrimi dhe sjelljeje që janë të nevojshme për një drejtues për të qenë i suksesshëm. Të gjitha temat në kompleks synojnë të arrijnë për pjesëmarrësit zhvillimin personal, drejtimin dhe menaxhimin e dinamikave të skuadrës, atyre organizative, si edhe të përballjes në punën e përditshme.
Të gjitha temat kanë në fokusin e tyre trajtimin e këtyre çështjeve:
•kuptimi në praktikë i drejtimit dhe rolit drejtues;
•drejtimi dhe menaxhimi i ndryshimit;
•moderimi i konfliktit dhe dinamikave të pushtetit;
•kultura e organizatës dhe zhvillimi i saj;
•paketa e kompetencave të drejtimit për qeverisjen vendore dhe paketa e kompetencave për menaxhimin e ndryshimit në qeverisjen vendore.
Programi përbëhet nga 10 tema që do të jenë të grupuara në 5 module/trajnime. Çdo modul do të trajtohet në një trajnim 2-3 ditor.
🔹Modul 1: 2-3 Nëntor 2022;
🔹Modul 2: 16-17 Nëntor 2022;
🔹Modul 3 dhe 4 (pjesa e parë): 30 Nëntor-1-2 Dhjetor 2022;
🔹Modul 4 (pjesa e dytë) dhe 5: 13-14-15 Dhjetor 2022.

📜Në fund pjesëmarrësit do të certifikohen për pjesëmarrjen dhe për arritjet gjatë zbatimit të programit të plotë.

Date

Nën 30 2022 - Dhj 02 2022

Location

Trajnim ne klase