Enkela Dudushi

Drejtor i Deleguar
Email:

Znj. Enkela Dudushi që prej Shkurtit të vitit 2008 mban pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë së Politikave të Zhvillimit të Administratës Publike në Departamentin e Administratës Publike. Gjithashtu ajo është Drejtor i Deleguar i Shkollës Shqiptare të Administratës Publike.

Ajo vjen nga një karrierë e gjatë, pjesa më e madhe e së cilës është në Administratën Publike të cilën e ka nisur nga pozicioni i specialistit duke ngjitur shkallët deri tek pozicionet drejtuese. Fusha e saj e ekspertizës përfshin menaxhimin e burimeve njerëzore (trajnere e certifikuar), pagat dhe zhvillimin e politikave të pagave, ngritjen e kapaciteteve institucionale dhe hartimin dhe vlerësimin e vendeve të punës. Znj Dudushi ka qënë anëtare e disa trupave profesionale dhe grupeve të punës në qeverinë shqiptare, ashtu edhe në organizatat ndërkombëtare (WHO, IMF, ILO).

Ajo është diplomuar në degën “Administrim Biznesi’’ në Universitetin e Tiranës dhe ka titullin Master i Shkencave në të njëjtën disiplinë.