Aledia

Aledia Lumani

Specialist
Email:

Aledia Lumani është specialiste pranë Shkollës Shqiptare të Administratës Publike. Në vitin 2019, ka përfunduar studimet Bachelor në Informatikë Ekonomike në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë. Në qershor të këtij viti përfundoi Masterin Shkencor në “Sisteme Informacioni në Ekonomi”, pranë të njëjtit Fakultet.
Aledia ka marrë pjesë në trajnime dhe praktika pune të ndryshme në fushën e IT dhe jo vetëm. Ajo është përzgjedhur në vitin 2019 për të marrë pjesë në “Albanian Cyber Academy”, Edicioni III organizuar nga AKCESK.
Aledia është një nga praktikantët e përzgjedhur për të vijuar rrugëtimin e saj në ASPA, pas përfundimit me sukses të praktikës profesionale.