Vendimi Nr.434 “Për etiketimin e ushqimit dhe informimin e konsumatorit“
Ky webinar zhvillohet nga Shkolla Shqiptare e Administratës Publike (ASPA), në bashkëpunim me projektin “Mbështetje për standardet e sigurisë ushqimore, veterinare dhe fitosanitare” i cili është një projekt i financuar nga BE, i zbatuar nga Autoriteti i Sigurisë Ushqimore të Irlandës (FSAI), Autoriteti Finlandez i Ushqimit, Departamenti (Ministria) e Bujqësisë, Ushqimit dhe Detit, si dhe CBS Creative Business Solutions në Shqipëri.
Trajner:Romeo Boçi, Inspektor pranë Drejtorisë Rajonale AKU Tiranë dhe Vanesa Cooling, Drejtuese e Projektit për Sigurinë Ushqimore.
Në këtë webinar do të trajtohen:
-Paaraqitja e të dhënave të detyrueshme për etiketimin e ushqimit;
– Alergenet dhe vlerat ushqyese;
– Ndryshimet nga legjislacioni i mëparshëm dhe problematikat e hasura.