Photo of Cthulu

Sidita Hasi – Trajner

Sidita Hasi është një Konsulente/Trajnere/Speaker në Menaxhim Projektesh, Përmirësim i cilësisë dhe Lidership, i ushtruar në disa nga top 100 kompanitë më të mira ne bote me 10 vjet në Itali, 10 në SHBA (Boston) dhe prej pak muajsh në vendlindjen e saj, Shqipëri.
Misioni i saj është ndryshimi i status-quo-së në nivel individi dhe organizate si kusht i ekselencës.
Sidita është e certifikuar nga Shoqata Amerikane e Cilësisë në Six-Sigma Green Belt, Certified Scrum Master (metoda Agile e menaxhimit të projekteve), dhe aktualisht në përgatitje të certifikimit Project Management Professional (PMP).
Ajo zotëron një Master në Lidership Organizativ (SHBA), Certifikim Ekzekutiv nga MIT Sloan në Menaxhim dhe Lidership, si dhe Bachelor në Ekonomi Biznes (Itali), së bashku me çertifikata të tjera profesionale, të cilat pasqyrojnë këndveshtrimin e saj mbi dijen si një process që zgjat gjatë gjithë jetës.
Sidita prej vitesh kontribuon në Shoqatën Amerikane për Cilësi (ASQ) përmes roleve të ndryshme drejtuese programesh, konferencës vjetore të cilësisë (Boston); drejtuese Webinaresh mujore për ASQ Human Development & Leadership, kontribut artikujsh në revisten tremujore si dhe Mentore në Programin e Mentorimit.