Photo of Cthulu

Reida Kashta – Trajner

Reida Kashta (Shahollari), ka punuar në Agjencinë e Prokurimit Publik (APP), në Shqipëri që nga 2006 dhe nga 2010, ajo mbante pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë Juridike, Monitorimit dhe Publikimit.

Nga Shkurti i 2016 deri në Tetor 2017 ajo ka mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Zhvillimit Urban. Në Tetor 2017 ajo është rikthyer në Agjencinë e Prokurimit Publik, në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm.

Ajo ka një diplomë doktorature nga Universiteti i Torinos dhe Universiteti i Tiranës dhe një diplomë Master për Studime Evropiane nga Instituti i Studimeve Evropiane të Shqipërisë. Interesat e saj kërkimore janë në fushën e Prokurimit Publik.

Ajo është autore e disa punimeve shkencore të paraqitura në Konferenca Ndërkombëtare dhe të botuara në revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare dhe bashkëautore e disa Manualëve mbi procedurat e prokurimit publik.

Që nga viti 2009 ajo është pedagoge në Shkollën e Magjistraturës së Shqipërisë në lëndën “Prokurimi Publik” dhe në Shkollën Shqiptare të Administratës Publike. Në vitin 2019 ajo është renditur si Konsulente Ndërkombëtare e Prokurimit në Organizatën Ndërkombëtare të Punës, me seli në Torino.