Photo of Cthulu

Pjerina Gaxha

Mjeshtër Trajnimi

Pjerina Gaxha është eksperte në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale. Ka një ekperiencë të gjatë pune në këtë fushë dhe është e pajisur me certifikime ndërkombëtare dhe trajnime të vazhdueshme në këtë drejtim. Mban pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale ku punon prej vitit 2011.

Pjerina ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Mbrojtjes së të Dhënave Personale në vitet 2015 -2021. Më parë ka qënë pjesë e Drejtorisë së Hetimit Administrativ dhe Drejtorisë së Procedurave Ligjore dhe Marrëdhënieve me Jashtë.

Është diplomuar si juriste në vitin 2005 dhe ka master shkencor pranë Fakultetit të Drejtësisë, të Universitetit të Tiranës. Ka master profesional në Administrim Publik (MPA), pranë Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës në vitin 2013. Eksperienca të mëparshme të punës kanë qenë si pjesë e sektorit juridik në institucione shtetërore dhe sektorin privat, si Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Ministria e Kulturës dhe Turizmit, etj. Ka praktikë pune pranë Ministrisë së Drejtësisë, Madrid, Spanjë pranë Departamentit të Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë.

Gjithashtu, ka eksperiencë në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut gjatë angazhimit të saj profesional pranë Qendrës së Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara, si juriste dhe as/avokate në dy projekte të UNHCR dhe Terre des Hommes. Ka zhvilluar trajnime të ndryshme, si trajnimi i vazhdueshëm 2-vjeçar “Kurrikula për mbrojtjen e të dhënave personale” i projektit të BE Europeaid/129606/C/SER/AL, ku edhe është pajisur me certifikimin përkatës. Gjithashtu, mban çertifikatën si trajnuese (TOT) për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut nga OSBE.