Photo of Cthulu

Erindi Bejko – Trajner

Erindi Bejko ka përfunduar studimet për Shkenca Politike dhe Drejtësi. Pas diplomimit ka qënë aktivist dhe është angazhuar në projekte në shërbim të komunitetit, mësimdhënie dhe punë në administratë.

Aktualisht punon si Drejtor i Përgjithshëm i Bashkëpronësisë dhe Emergjencave Civile në Bashkinë e Tiranës.  Në këtë institucion është prej 4 vjetësh dhe ku ka fokusin kryesor përsa i perket prioriteteve të tij.  Gjithashtu mban gradën “Doktor i Shkencave” dhe prej 9 vitesh është lektor në universitet. Eksperienca në punë, dëshira për të thelluar studimet dhe të qënurit lektor e motivuan të bëhet pjesë e Shkollës Shqiptare të Administratës Publike. ASPA i duket vend sfidues dhe me mundësi fantastike për të dhënë dhe për të marrë eksperienca të dobishme.

Pasioni dhe profesioni janë elemente të cilat janë lidhur më së miri me punën që bën. Prandaj e ka të lehtë të përshtatet në vendin e punës, të punojë me kolegë në grup, të menaxhojë konfliktet dhe të negociojë për zgjidhjen e tyre. Gjithashtu arrin të kuptojë situatat kur konsumi profesional dëmton performancën e kolegëve dhe përpiqet t`i japë zgjidhje problemeve. Karakterizohet nga ndjesia e emergjencës dhe të vepruarit shpejt, por sigurisht pa impaktuar të tjerët me këtë ndjesi.

Modestisht do donte që të jepte sadopak kontribut në përmirësimin e performancës së administratës. Kjo sepse duke qënë pjesë e saj mendon se ka nje tablo të qartë të pikave te dobëta dhe pikave të forta që punonjësit kanë sot. Ndaj mezi pret të takohet me kolegë, trajnerë dhe studentë në audioret e Aspa-s.