Photo of Cthulu

Eralda Methasani Çani

Mjeshtër Trajnimi

Prof.Dr. Eralda (Methasani) Çani, diplomuar drejtësi në Fakultetin  e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës (UT) në vitin 1996. Ka studiuar në Universitetin e Leyden, Hollandë gjatë vitit 1995 dhe përfundoi në vitin 1998 studimet pasuniversitare LL.M. në ‘E Drejtë e Krahasuar  Kushtetuese’  në Universitetin e Shkollës së Nju Jorkut, SHBA / CEU, Budapest, Hungari, Studimet e Doktoraturës në të Drejtë Publike në UT në vitin 2008 dhe mori titullin akademik “Profesor në vitin 2011 dhe Profesor” në vitin 2015 në UT.

Që nga viti 1998 është pedagoge e rregullt në fushën e së drejtës publike në Fakultetin e Drejtësisë, UT, ku ka mbajtur edhe pozicione të ndryshme administrative. Eshtë lektore në Institutin e Studimeve Evropiane të UT dhe Shkollën e Magjistraturës. Ka eksperienca të gjera me organizatat ndërkombëtare si OSBE, UNDP, UNWOMEN, Banka Botërore, OECD-SIGMA, apo edhe rajonale si ReSPA-Shkolla Rajonale e Administratës Publike, shoqëria civile lokale (ka drejtuar një organizatë jofitimprurëse, 2007-2013) si dhe me institucionet shtetërore vendase.

Gjatë periudhës 2013-ka kontribuar si Këshilltare e Kryeministrit për të Drejtën Publike, dhe 2016-2017 si Zëvendësministre e Integrimit. Ajo është bashkëautore e Fjalorthit të Parë Shqipëri-Kosovë të të Drejtave të Njeriut në Shqipëri, të disa teksteve dhe librave, si: “Shteti i së drejtës  në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”, Ed. e “Çështje të së Drejtës Administrative në vështrim krahasues”, “Njohuri themelore mbi të drejtën kushtetuese dhe administrative: cikël leksionesh për studentët”, si dhe manuale të ndryshme të miratuara për çështje të së drejtës administrative përfshirë të gjithë manualët mbi konfliktin e interesave në Shqipëri, dhe të një numri artikujsh dhe prezantimesh në konferenca, simpoziume apo seminare kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ajo ka kryer hulumtime të gjera në fushat e  së drejtës administrative, kushtetuese, dhe të drejtave të njeriut. E drejta administrative, procedura administrative, administrata publike, barazia gjinore dhe kuadri rregullator i të drejtës publike janë në qendër të punës së saj me hulumtime dhe studime të shumta si dhe kontribute në hartimin e politikave publike. Ka qenë e angazhuar në vijimësi në Shkollën Shqiptare të Administratës Publike që nga viti 2000 me krijimin e Institutit të Trajnimeve për Administratën Publike në Shqipëri dhe aktualisht për kurrikulat e të drejtës administrative kushtetuese dhe të drejtave të njeriut.